“Sa lojtar magjik”! Jo vetëm Pavard me shqiponjën, Thuram i flet Kristjan Asllanit në gjuhën shqipe

Kristjan Asllani i ka bërë shumë prej futbollistëve të Interit që të flasin dhe të veprojnë si shqiptarë. Menjëherë pas shënimit të golit të parë në Serinë A kundër Xhenoas, ishte Pavard që festoi me shqiponjë para syve të Asllanit.

Pas përfundimit të takimit, mesfushori ka bërë një postim në rrjetet sociale. Në të ka komentuar edhe Thuram, që u pa menjëherë i emocionuar pasi Asllani dërgoi topin në rrjetë. Në koment, për habinë e të gjithëve, Thuram ka folur në gjuhën shqipe: “Sa lojtar magjik”. /Sport Ekspres/