“Më duhet ta lavdëroj publikisht”, Inzagi përgëzon Asllanin: Ka luajtur 3 ndeshje në 1 javë, duhet ta përgëzoj

Kristjan Asllani ka marrë përgëzimet e trajnerit për tre paraqitjet e zhvilluara si titullar në Serinë A. Inzagi ka lavdëruar publikisht mesfushorin shqiptar në intervistën e dhënë për “Sky Sports” pas përfundimit të ndeshjes kundër Xhenoas. Kreu i bankinës zikaltër ka thënë se Asllani është paraqitur shumë mirë, pavarësisht se asnjëra prej tre ndeshjeve të fundit nuk ka qenë e lehtë.

“Një përgëzim për Asllanin. Ai luajti tre ndeshje në një javë dhe ishte i mirë e i disponueshëm. Nuk ishin tre lojëra të thjeshta, kështu që unë e përgëzoj. Të gjithë bënë mirë, por duhet ta lavdëroj publikisht, sepse ishte shumë i mirë. Shpresoj që Fratezi dhe Çalhanogluja të riaftësohen për Bolonjën. Në tre ndeshjet e ardhshme do të më duhen të gjithë, sepse do të jenë shumë, shumë kërkuese”, ka thënë Simone Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online