“Sa fitonte Shqipëria topin, ngrihej gjithë stadiumi në këmbë”! Tjetër lojtar i Suedisë i habitur nga stadiumi sot, ua kthyem shtëpinë në transfertë

Shqiptarët janë të mrekullueshëm në mbështetjen karshi Kombëtares. Dy lojtarë të Suedisë kanë shprehur deri tani gjithë çudinë për faktin sesi në stadiumin e tyre po dëgjoheshin më shumë tifozët kundërshtarë.

Këtë herë është Svanberg që foli në lidhje me këtë temë. “Ne e dinim që para ndeshjes se do të kishte shumë tifozë shqiptarë. Më vjen mirë që ishin aty se e ngritën rivalitetin. Atmosfera ndërtoi një ndeshje të vërtetë, sa Shqipëria fitonte topin, volumi ngrihej më shumë nga ana e tifozëve. Por në atë moment nuk ke kohë të mendosh gjatë nëse po bërtasin për ty apo për kundërshtarin”, tha Svanberg mes humorit. /Sport Ekspres/