Rusia ka marrë sanksione të forta nga vendet perëndimore për pushtimin në Ukrainë, ku është përfshirë edhe sporti. Deri tani është bërë e ditur se Kombëtarja e tyre do të përjashtohet nga Botërori. Megjithatë sipas mediave ruse, FIFA po mendon që t’i jap një mundësi të dytë për shkakun e Fair-Play. Kjo pasi ndeshja e Ukrainës në Play-Off është shtyrë për në qershor, pasi lojtarët janë ende të shokuar.
Ndërkohë kjo i lë mundësi edhe Rusisë që të pretendojë një shtyrje të tillë për ndeshjen me Poloninë. Për këtë arsye, ekziston mundësia që FIFA të lërë një shans të dytë duke menduar se deri në qershor do të jenë ndaluar edhe sul.met ruse. Ndërkohë kjo i bën mirë edhe Shqipërisë që në qershor do të përballet për Ligën e Kombeve me Rusinë, ndërsa një ndeshje e tillë do të bënte që fokusi i tyre kryesor të ishte në Play-Off. Gjithmonë duke marrë parasysh se marrëzia do të përfundojë deri atëherë në Ukrainë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/