Rudi Vata humbet edhe në shtëpi si trajner, e mund ish-tekniku i Luftëtarit me të njëjtin rezultat

Rudi Vata ka shkuar në Belgjikë për të këshilluar klubin e Mouscronit rreth merkatos dhe lojtarëve, por ka përfunduar prej dy ndeshjesh si trajner. Kjo pasi tekniku në detyrë dhe ndihmësi i këtij ekipi janë të sëmurë dhe përgjegjësia i ka rënë përsipër Vatës.

Ashtu si edhe në ndeshjen ndaj Gent, është humbur me rezultatin 3-1 ndaj St Truiden. Këtë herë ka ardhur një disfatë në shtëpi dhe ndaj një kundërshtarit të barabartë në letër. Figura e njohur e futbollit shqiptar është mundur pikërisht nga ish-tekniku i Luftëtarit, Milos Kostiç. Por nëse aventura e këtij të fundit ishte tërësisht për t’u harruar në Shqipëri, ka hapur një dritare të re shprese në Belgjikë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online