Ruçi: Luftëtari nuk ndalet, përcaktuese ndaj Partizanit

Portieri i ekipit gjirokatrit, Shkëlzen Ruçi, gjykon se transferta me të kuqtë vendos shumë gjëra në lidhje me objektivin e Kupave të Europës

Gëzim Beqiri

Gjirokastritët, pas një dite pushimi, kanë nisur dje përgatitjet për ndeshjen e së shtunës me Partizanin, një ndeshje që është mjaft përcaktuese në lidhje me objektivin e pjesëmarrjes në Kupat e Europës. Kundërshtari i javës së 24-t, përtej ecurisë jo të mirë në këtë kampionat dhe zhvillimeve të fundit, ku është larguar trajneri Starova, meriton respekt për vetë traditën dhe emrin që ka. Në fazën e dytë Luftëtari e mundi Partizanin thellë, 5-0, kështu që të kuqtë patjetër do të synojnë hakmarrjen, por gjirokastritët duken të vendosur për të ecur në vazhdën e rezultateve pozitive, që po i shoqërojnë prej 11 javësh.
Luftëtari drejtohet në stol nga një ish-partizanas, siç është Hasan Lika, i cili e ka të qartë misionin e tij. Rezultatet pozitive të Luftëtarit nën drejtimin e ish-trajnerit të “Demave të kuq, Likës, si dhe objektivat e të dyja skuadrave, e bëjnë sfidën e së shtunës në stadiumin Selman Stërmasi më interesante dhe më të luftuar e intriguese.

RUÇI Gardiani” i portës së Luftëtarit, Shkëlzen Ruçi, pa dyshim një ndër pikat më të forta të ekipit gjirokastrit këto javët e fundit, ndeshjen me Partizanin e konsideron përcaktuese për të ardhmen: Ndeshjen me Partizanin e kemi vlerësuar maksimalisht. Nuk duhet të gabojmë pikërisht tani, në momentin tonë më të mirë. Gjatë rrugës edhe unë mund të kem gabuar në ndeshje të veçanta, portali është koha të japim të gjithë maksimumin për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Ndeshja me Partizanin do të jetë e luftuar dhe sigurisht shumë e fortë. Shpresojmë të kemi gati edhe lojtarët që aktualisht kanë probleme fizike, siç është edhe sulmuesi Shkurtaj. Gjithsesi, Luftëtari ka një grup solid dhe do të jemi në gjendje ta përballojmë me sukses ndeshjen e radhës, ku na kthehet edhe mbrojtësi Oltion Rapa. Objektivi ynë është të marrim sa më shumë nga transferta me Partizanin. Do të luajmë për fitore theksoi dje 24-vjeçari Ruçi për Sport Ekspres.
Pas largimit të Mirakës, elbasanasi ka zënë vend në formacionin e Luftëtarit dhe ka bërë paraqitje vërtet të mira, pavarësisht ndonjë luhatjeje të vogël. Gjatë merkatos së dimrit në ekipi ka ardhur edhe portieri grek Athanasopulos, por titullar mbetet Ruçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online