RTSH ka publikuar një njoftim në mëngjesin e sotëm ku zyrtarizonte marrjen e tenderit për “Champions League” sa i përket tre sezoneve të ardhshme. Atje thuhej se gara ishte fituar me kompanitë e tjerë private mediatike dhe se kjo kishte kërkuar edhe një sakrificë të madhe për të dhënë një ofertë të lartë financiare.
Kështu ndeshjet do të transmetohen falas dhe pa asnjë lloj detyrimi për shikuesit. Por nga ana tjetër kemi edhe kompaninë Tring, që aktualisht i transmeton ndeshjet e “Champions League”, që ka reaguar me një postim duke konfirmuar se do të kenë këto përballje deri në vitin 2024. Pra në tre sezonet e ardhshme do të kemi një ndarje të këtyre takimeve që mund të ndiqen në këto dy kanale shqiptare, megjithëse formula është ende e paqartë në këto momente. /Sport Ekspres/