Trajneri duket se e ka dënuar mbrojtësin, i cili është bashkuar me skuadrën vetëm pak ditë më parë
Kukësi zhvilloi miqësoren e dytë në tokën sllovene me Gabalën. Skuadra verilindore arriti që të merrte një barazim 1-1, me kroatin Shpehar që gjeti golin e tij të parë si “kuksian”. Tekniku austriak kishte si synim që të aktivizonte të gjithë lojtarët, për të parë gjendjen e tyre pas përgatitjeve intensive që kishin bërë. Simo Rrumbullaku ishte lojtari i vetëm që nuk u aktivizua në ndeshjen e fundit të Kukësit me Gabalën.
Mbrojtësi gjirokastrit është bashkuar prej pakë ditësh me Kukësin, megjithatë ndaj azerëve nuk është aktivizuar për asnjë minutë. Me shumë gjasa ky ka qenë një dënim për 26-vjeçarin, i cili është bashkuar me skuadrën më vonë seç trajneri e priste. Pak ditë më parë në radhët e Kukësit është afruar dhe Vangjel Zguro, duke e shtuar konkurrencën në këtë mënyrë në linjën e majtë të mbrojtjes. Për Rrumbullakun ka pasur interes dhe jashtë vendit, megjithatë edhe për Kupat e Europës do të jetë pjesë e skuadrës kuksiane.
Rrumbullaku ka qenë një titullar fiks në skuadrën e Pakult, por tani duket se nuk është më një marrëdhënie si më parë. Pakult njihet për disiplinën, të cilën e konsideron të shenjtë. Mbetët për t’u parë në të ardhmen nëse Rrumbullakut do i vijojë “dënimi”.