Kupa e Shqipërisë pritet të ketë një rivalitet të ndezur edhe në ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve. Rruga më e shkurtër për në Europë kalon pikërisht prej këtij kompeticioni dhe këtë klubet e dinë mjaft mirë. Me Dinamon, Partizanin apo Teutën që kanë pasur vështirësi në kampionat për të lu.ftuar për objektivat e tyre, Kupa është mundësia më e mirë për të shpëtuar sezonin.
Klubet pritet të tregojnë “dhëmbët” në mesjavë, me këtë kompeticion që me shumë mundësi do të jetë më i lu.ftuar se kurrë. Teuta është me njërën këmbë drejt gjymsëfinales, ndërsa nesër do të kërkojë të lërë pas Skënderbeun për të qenë një hap më pranë finales. Ndërkohë një duel i zjarrtë do të jetë ai mes Partizanit dhe Dinamos. Derbi i 10 shkurtit do të përcaktojë edhe skuadrën që do të mbetet në garë për të ngritur në fund trofeun.
Ndëkohë në po të njëjtën ditë, do të kërkojnë kualifikimin edhe dy skudra të tjera, Laçi kundër Egnatias dhe Vllaznia kundër Flamurtarit. Të gjitha këto ekipe kanë shprehur hapur se Europa mbetet një prej objektivave të tyre, prandaj gara për trofeun e Kupës së Shqipërisë do të mbetet e hapur deri në ndeshjen e fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Kupa e Shqipërisë
9 shkurt
16:45 Teuta – Skëndërbeu (1-0)
10 shkurt
13:45 Laçi – Egnatia (1-1)
16:45 Vllaznia – Flamurtari (2-1)
18:00 Partizani – Dinamo (1-1)