“Conference League” ka marrë jetë për herë të parë dhe finalja e këtij kompeticioni të ri do të zhvillohet në Shqipëri, “Air Albania”. Për këtë arsye u vendos që ambasadori që do të tërhiqte goglat në short të ishte kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana. Më poshtë mund të shihni edhe grupet e plota ku gjenden edhe emra të ekipeve si Totenham, Roma, Basel, Feynord dhe Vitesse. Rrugës për Tiranë! Kjo është moto e këtij kompeticioni të ri që kulmon me finalen.
Në hedhjen e shortit gjendej edhe presidenti i UEFA-s, Ceferin, që nuk ngurron t’i jap sërish shuplakë të fortë ekipeve që kërkojnë krijimin e Superligës Europiane. Qëllimi është i tillë: “Futbolli nuk i përket vetëm të pasurve, nuk është vetëm për elitën, futbolli është i të gjithëve. Nuk mund të na e marri askush. Të vegjlit mund të përballen me të mëdhenjtë, të gjithë mund të ndeshen kundër të gjithëve. Të gjithë duhet të kenë shansin që të ëndërrojnë për të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Në fillim kishim disa kritika nga ata që kritikojnë gjithçka, por ndaluan pasi kuptuan se është kompeticion serioz”, u shpreh Ceferin. /Sport Ekspres/