“Rrogat e prapambetura? Jetojmë në Shqipëri, presidenti e zgjidhi shpejt”! Trajneri i Tiranës flet për të gjitha pas fitores me Laçin: Komplimente ekipit…

Tirana e ka nisur 2023 me një përmbysje të madhe ndaj Lacit në transfertë. Një fushë e vështirë ajo e kurbinasve, që kaluan në avantazh që në minutën e 2 me anë të Shkurtaj. Ky i fundit shpërdoroi edhe dy shanse të arta për ta dyfishuar rezultatin. Kur pritej fundi i pjesës së parë, Bruno Lulaj arriti të barazonte rezultatin. Me nisjen e pjesës së dytë ishin sërish bardheblutë që e ndëshkuan Lacin, këtë herë me anë të Hasanit që ishte i papërmbajtshëm.

Nga ana tjetër, Bylisi dhe Kukësin ndan nga një pikë. Një ndeshje që nuk kishte shumë mundësi të pastra shënimi dhe barazimi dukej rezultati më i drejtë. Në fund kishte edhe dy kartonë të kuq. Në minutën e 81 ishte Qoshku që u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gjelbrim Taipit, ndërsa në fund ishte Barbosa që e la Kukësin me 10 lojtarë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Orges Shehi: “E nisëm keq duke pësuar, por pastaj ishte për t’u komplimentuar skuadra për mënyrën sesi reagoi. Ka ende disa gjëra për t’u përmirësuar, pasi në pjesën e parë nuk ishim edhe shumë agresiv në pjesën e fundit të fushës. Laci na vendosi në vështirësi me Shkurtaj që di të gjejë hapësirën apo me lojtarët e gjatë, që ulnin topat për shokët e skuadrës. Ne e bëmë shumë mirë pjesën e tranzicionit. Ardhja e Lushkjas dhe largimi i Kallakut? Ardhja e Lushkjas do të na përforcojë. Do të shohim edhe Limajn, duhet të qartësohet deri në 31 janar për të kuptuar nëse do të qëndrojë apo të largohet. Pagat e prapambetura? Presidenti e zgjidhi shpejt situatën. Ne jetojmë në Shqipëri dhe ka problematika në vonesa, por tani situata është e zgjidhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *