Rroga e Rejës/ Matraxhiu i kthehet Shakos: Po kur nuk ka ndeshje, a duhet të paguhet komentatori?

Ndërprerja e kampionateve ka sjellë me vete edhe një krizë të madhe financiare për të gjitha klubet e futbollit. Qeveria refuzoi të ndihmonte financiarisht sportin dhe për këtë arsye FSHF u doli për zot futbollistëve, duke krijuar një paketë financiare në mënyrë që lojtarët, arbitrat apo trajnerët të mos mbeteshin pa rroga këtë periudhë. E për të mbledhur shumën e vënë në dispozicion për aktorët e futbollit në Shqipëri, Federata bëri reduktime në rrogat e larta, ku përfshihej edhe ajo e trajnerit të Kombëtares Edi Reja. Por në këtë çështje komentatori Dritan Shakohoxha do të ndante tjetër mendim. Sipas tij Reja po e merr rrogën qyl dhe zgjidhja nuk do të ishte përgjysmimi i pagës së tij, por nuk i duhet dhënë fare.

“I përgjysmuan edhe rrogën Rejas, besoj se nuk duhet t’ja përgjysmonin, por nuk duhet që t’ja jepnin fare, pasi u bë disa muaj që e merr rrogën qyl dhe nuk po vjen fare në punë dhe ka një rrogë shumë të lartë. S‘e vendosim ne, por ky është mendimi im. Kaluan shumë muaj që ka pasur një ndeshje, nuk është shumë e drejtë që ta marrë rrogën qyl në këtë kohë. Reja do të kishte qenë mirë që mos të kishte fare rrogë në këtë periudhë“, kanë qenë fjalët e thënë prej tij.

E një kundërpërgjigje i ka ardhur nga Andi Matraxhiu. Menaxheri i lojtarëve i ka shtruar një pyetje Shakohoxhës, me të cilën e thotë qartë mendimin e tij. “Po kur nuk ka ndeshje, a duhet të paguhet komentatori?”, ka shkruar Matraxhiu në rrjetin e tij social të “Facebook”, duke hedhur një shigjetë drejt Shakohoxhës. E nëse trajneri nuk duhet të paguhet se nuk ka pasur ndeshje, atëherë përse duhet të marrë rrogën një komentator, kur përballjet që kërkojnë kërkojnë zërin e tij mungojnë. Një mesazh ky i përcjellë pastër për Dritan Shakohoxhën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online