Eduart Rroca do të ndryshojë ekip në janar dhe sot luan takimin e fundit me fanellën e Luftëtarit. Javën e shkuar fantazisti ka qenë në kryeqytet, madje në zyrat e klubit të Kukësit për të mbyllur marëveshjen e kalimit të verilindorët.
Mesfushori është pjesë e Luftëtarit prej tre vitesh e gjysmë dhe tanimë ka ardhur momenti i largimit. Në stadiumin “Gjirokastra” dallohet edhe një banderolë dedikuar Rrocës, teksa shikohet një foto e tij dhe një mesazh: “Faleminderit Rroca”.
Ndërkohë nuk ka ndonjë përshëndetje për Vasil SHkurtajn, një tjetër objektiv i Kukësit. Madje presidenti Safet Gjici ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin vlonjat, por do të duhet të bindet edhe vetë golashënuesi i bluzinjve.