Rritet presioni i madh te Polonia, ish-portieri i Kombëtares: Shqipëria do të jetë ndeshja e Sousas, nëse nuk fitojmë…

Polonia e pret Shqipërinë në një periudhë jo të mirë. Përveç dëmtimeve të shumta, polakët nuk kanë aspak rezultate të mira me trajnerin Sousa në krye. Për këtë arsye rrezikohet edhe shkarkimi i tij, ndërsa nëse nuk fitohet ndaj kuqezinjve, situata do të rëndohej më tepër. I këtij mendimi është edhe ish-portieri i Polonisë, Radoslaë Majdan.

Në intervistën e dhënë për “Super Express”, 49-vjeçari është shprehur se ndeshja me Shqipërinë do të jetë për Paulo Sousën. “Do të jetë ndeshje kyçe që ne duhet ta fitojmë me patjetër. Për mendimin tim, do të jetë ndeshja e Paulo Sousas. Nëse nuk do të fitojmë, atëherë kualifikimi në Botëror do të jetë thuajse e pamundur. Atëherë kemi dy zgjidhje: “Të ndryshojmë objektivat dhe të ndërtojmë ekipin për Euro 2024 ose të kërkojmë për trajner tjetër”, tha Majdan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online