Rritet konkurenca për Cikalleshin/ Klubi turk hedh sytë nga Serie A, kërkon transferimin e ish-sulmuesit të Partizanit

Kaleb Ekuban ka qenë një bast i humbur për klubin e Xhenoas. Ish-lojtari i Partizanit nuk arriti të ketë po të njëjtin shkëlqim që pati në Turqi. Ganezi 27-vjeçar numëron 17 paraqitje me skuadrën italiane, por ka arritur të shënojë vetëm një herë në Kupë. Xhenoa planifikon ta shesë sulmuesin afrikan, pas së cilit së fundmi është vënë Koniaspori.

Klubi turk po lu.fton për titullin këtë sezon dhe kërkon të përforcojë kështu repartin e sulmit, peshën e të cilit deri më tani e ka mbajtur Sokol Cikalleshi. Futbollistit të Kombëtares shqiptare mund ti shtohet ndjeshëm konkurenca në ekip, teksa Koniaspori dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje për të siguruar shërbimet e Ekubanit për një vit e gjysmë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *