“Ia dola”! Enea Jorgji flet pas suksesit historik që u arrit në UEFA: Bashkë kemi thyer tabu, moment i vështirë sa herë gaboj

Pak javë më parë ai hyri në histori si arbitri i parë shqiptarë që hyn në kategorinë e parë me një vendim të Komitetit Arbitrave të UEFA-s. Një vendim historik që i jep mundësi Enea Jorgjit të jetë arbitër në ndeshjet e UEFA Champions League deri në ndeshjet eliminatore para grupeve si dhe në ndeshjet e UEFA Europa League e UEFA Europa Conference League, duke përfshirë edhe ato në grupe, ndeshjet e ekipeve kombëtare A gjatë fazave eliminatore.

Ky është një sukses i vërtetë për Jorgjin si edhe për arbitrimin shqiptar dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi është hera e parë që një arbitër nga Shqipëria merr një vlerësim të tillë nga UEFA. Në një intervistë për Fshf.org, Enea flet për këtë rrugëtim dhe rrëfen se si e nisi karrierën e arbitrit dhe momentet më kyçe të karrierës së tij. Gjithashtu, Jorgji ka edhe një mesazh për të gjithë arbitrat e rinj shqiptar.

Kush është Enea Jorgji, na flit pak për veten?

Lindur në Elbasan, shkolluar dhe diplomuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në profilin Ekonomi, Administrim Biznesi.

Aktualisht pjese e Administratës së Bashkisë Elbasan. Siç duket qarte, i apasionuar pas futbollit, por jo vetëm, sepse përgjithësisht disiplinat sportive i pëlqej.

Si u afrove pranë arbitrimit dhe si nisi karriera jote?

Në moshe të vogël kam luajtur futboll dhe me është dashur të tërhiqem kur hyra në universitet për shkak të përkushtimit ndaj shkollës. Në atë kohë një prej ish-arbitrave të Elbasanit, Sopot Resmeliu mori përsipër të ringrinte Kolegjiumit e Arbitrave të qytetit, që me ikjen e brezave kishte pushuar së funksionuari.

Unë isha pjesë e një grupi të rinjsh të cilët u bënë pjesë e iniciativës dhe mes shumë peripecive, sfidave, dyshimeve nëse ishte rruga e duhur apo jo për t’u ndjekur unë ia arrita të bëj rrugëtimin tim të suksesshëm për ta parë veten sot këtu ku jam.

Si e vlerësoni rrugëtimin e karrierës tuaj deri në këtë moment?

Një betejë e vazhdueshme vit pas viti, e cila ka sjellë disfata hera herës, por dhe suksese e arritje të merituara ndër vite.

Si e përjetuat lajmin për ngjitjen tuaj në kategorinë e parë të gjyqtarëve të FIFA-s?

Lajmi sigurisht që më përcolli një emocion mjaft të madh dhe jo të zakonshëm, sepse për të qenë të vërtetë kjo arritje është jo vetëm një sukses, por akoma më shumë është një tabu që thyhet për herë të parë në historinë e arbitrimit shqiptar për të pasur një përfaqësim në të tilla nivele.

Cilin mbani mend si momentin më të bukur të karrierës tuaj?

Ka shume momente të bukura, por një ndër ato ka qenë kur kam arbitruar Spanjën, Kampione Europe dhe Bote, në eliminatoret e para dy viteve.

Momenti më i vështirë?

Çdo herë që gaboj është një moment i vështirë për mua.

A keni një mesazh për kolegët dhe të rinjtë që aspirojnë të ndjekin rrugën e bukur të arbitrimit?

Dua të them që ia dola, ia dola së bashku me ju të cilët keni dhënë kontributin tuaj sado pak apo shumë në këtë sukses dhe sot jo vetëm që kemi ndezur drita të forta shpresë që arbitrimi shqiptar të ketë progres ndër breza, por kemi dhënë dhe shembullin e mirë se si me punë e përkushtim e sigurisht durim mund t’ia dalësh të arrish atë që kërkon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online