Rriten vështirësitë për Myrto Uzunin te Granada, kthehet në fushën e blertë edhe ish-sulmuesi i Milanit

Konkurrenca e madhe te Granada për të zënë një vend titullari. Myrto Uzuni ka bërë paraqitje positive deri tani te ekipi spanjoll, megjithëse i mungon ende goli i shënuar. Fatkeqësisht goli i fundit që erdhi pas krosimit të Uzunit ndaj Valencias është llogaritur si autogol i portierit Domenech.

Por përveç trajnerit të ri, tanimë vështirësitë shtohen pasi ish sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca ka lënë pas dëmtimin. Ai është rikthyer në fushën e blertë dhe pritet që Granada të rikthehet në skemën me dy sulmues të deklaruar, ku një prej lojtarëve të formacionit të mëparshëm do të sakrifikohet. Megjithatë edhe në stërvitjet e fundit të Granadas është parë se Uzuni po llogaritet si titullar para ndeshjes me Elche. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *