Hakan Calhanoglu është personi më i përfolur në mediat italiane, pasi turku nuk po e ndërron mendimin e tij për dyfishimin e pagës. Sipas zërave të fundit nga portalet dedikuar transferimeve, agjenti Gordon Stipic ka kërkuar një pagë prej 7 milion euro për klientin e tij. Oferta e Milanit shkon vetëm në 4 milionë plus bonuse, gjë që nuk i intereson mesfushorit turk.
Me këtë disnivel kërkesë-ofertë duket se “djalli” ështe duke menduar zëvendësimin e tij. Maldini dhe Gazidis do ta lejojnë transferimin e tij tek Manchester United dhe me paratë që do të përfitojnë nga shitja e tij, do të hidhen në sulm për Brahim Diaz.
Spanjolli erdhi si huazim i thjeshtë pa opsion blerje, por pritshmëritë e tij janë tejkaluar. Një presion i tifozëve dhe trajnerit Pioli do ti detyronte drejtuesit e skuadrës të bëjnë të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/