“Rrinim statik dhe luanim shumë ngadalë”! Trajneri i Vllaznisë reagon ashpër pas humbjes me Erzenin: Nuk duhet të ndodhin këto me një ekip serioz

Erzeni ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 kundër Vllaznisë. Asani realizoi golin e parë për Erzenin në minutën e 63, ndërsa Smajli barazoi në të 87. Kur pritej mbyllja e takimit, Kacbufi i dha fitoren Erzenit. Kështu ekipi i drejtuar nga Bejzade ia ka dalë që të fitojë në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Osmani: “Kam qenë më shumë nervoz sot se ndeshjet e tjera, pasi kemi bërë disa gabime që nuk duhet të ndodhin në një ekip serioz. Na mungonte finalizimi i aksionit, nuk kishim ide për ta mbyllur aksionin me gol. Cdo rezultat negativ, qoftë edhe i Kupës, nuk është i mirë. U nervozova pasi ishin disa momente ku ne humbnim topin dhe ne mund ta rikuperonim, por rrinim shumë statik. Luanim pastaj shumë ngadalë dhe ishim shumë të lexueshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *