“Rrinë 200 njerëz si supervizor për të parë punimet”, Rama dhe Gjici vizitojnë stadiumin e ri të Kukësit

Nga Klaudio Ndreca

Kukësi është duke pritur ende për stadiumin e ri, ndërsa punimet po vazhdojnë dhe do të jetë gati për sezonin e ri. Ndërtimi ka pasur një pengesë për shkakun e Koronavirusit, por megjithëse nuk po vazhdohet në ritmet e mëparshme, nuk janë ndalur.

Ndërkohë stadiumin e ri e ka vizituar sot edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “ Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti”, ka shkruar në rrjetin e tij në “Facebook”.

Nga ana tjetër, Safet Gjici, i ka treguar kryeministrit të Shqipërisë se shumë qytetarë po vëzhgojnë nga afër punimet. “Këtu do të jenë pjesë edhe ekipet që nga U-7 jonë që do të stërviten, deri te skuadra e parë. Pra do të jetë edhe ekipi zinxhir për fëmijët. Deri tani ka pasur shumë qytetarë, rreth 200 që janë në moshë të madhe dhe shohin nga larg sesi po ecin punimet dhe janë si supervioz. Shikojnë cilësinë dhe sesi po vazhdojnë punimet”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *