“Rrëzoje me shkelma”, te Barcelona tregojnë ulërimat e kundërshtarëve në La Liga

Edhe pse në moshën 33 vjeçare Mesi vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë. Argjentinasi është një lider absolut tek Barcelona dhe në shumicën e rasteve ka vendosur i vetëm fatin e ndeshjes. Ndihmës-trajneri i Koeman, Alfred Shrojder, ka treguar një fakt interesant mbi kapitenin e katalanasve.

Sipas tij, tani që ndeshjet luhen pa tifoz mund të dëgjosh reagimet e kundërshtarëve, të cilët të paaftë për ta ndaluar Mesin bëjnë thirrje për ta dëmtuar.

“Pa publik, dëgjon gjithçka çfarë lojtarët thonë mes tyre. Kur Leo kap topin dëgjon “bëji faull, rrëzojë me shkelma!”. Por kjo nuk funksionon dhe më pas e godasin me dorë. Kjo në Holandë do të ishte gjithmonë e kuqe, kurse këtu në Spanjë është e verdhë”, – tha Alfred Shrojder. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online