Debutimi i Armando Brojas me ekipin e parë të Chelseat ndaj Evertonit ishte një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, por njëkohësisht edhe një sinjal alarmi. Kjo pasi nëse vazhdon të luajë dhe të lërë gjurmë me blutë të Londrës, atëherë një ftesë e mundshme nga Anglia mund të prishte të gjitha planet e Shqipërisë.
Te Kombëtarja kanë projektuar të ardhmen e tyre te këmbët e këtij lojtari, ndërsa e shohin një si “yll” që nuk e kemi pasur kurrë më parë. Por padyshim që një ftesë e mundshme nga “tre luanët” për sulmuesi 18-vjeçar, që edhe vetë u shfaq i hezituar për “Zona Gol” mbi këtë përgjigje, do të prishte jo pak planet.
Aktualisht Broja ka të drejtën e zgjedhjes së një tjetër Kombëtare. Këtij sulmuesi i ka mbërritur ftesa e Shqipërisë A për ndeshjet e radhës miqësore që do të kemi ndaj San Marinos dhe Sllovenisë. Sigurisht, nëse këto do të luhen duke parë gjendjen e Italisë dhe ardhjen e Coronavirusit në vendin tonë. Por pavarësisht kësaj, sërish këto ndeshje nuk të japin mundësinë për të djegur përfundimisht zgjedhje. Kjo histori do të mbyllet në shtator me ndeshjet e Ligës së Kombeve, për të siguruar përfundimisht sulmuesin e londinezve. /Sport Ekspres/