Rasti i Nedim Bajramit erdhi si një rrufe në qiell të hapur teksa mediat në Zvicër shkruajnë se futbollisti i Empolit nuk mund t’i bashkohet dot Shqipërisë. Kjo në saj të rregullit që ka FIFA, ku lojtarët që i kanë mbushur dhe kanë kaluar moshën 21-vjeç, nuk mund të ndërrojnë dot zgjedhjen e tyre pasi kanë përfaqësuar më herët një tjetër Kombëtare.
Aktualisht mund të informojmë se FIFA nuk ka dërguar ende një përgjigje zyrtare për rastin e Nedim Bajramit, ndërsa gjithë ndërlikimi i çështjes ka ardhur nga mediat. Por nëse lojtari i Empolit nuk do t’i bashkohej Shqipërisë, atëherë kjo do të ishte shpëtim për Zvicrën.
Kjo pasi Domgjoni, Toma dhe Zeqiri nuk mund ta braktisin dot fanellën e helvetëve teksa e kanë kaluar moshën. Të tre këta lojtarë janë shumë pranë mbërritjes te Kosova, por me këtë rregull të ri mbeten të detyruar që të qëndrojnë me fanellën e Zvicrës. /Sport Ekspres/
Presidenti i federates Marokene te futbollit pergatiti nje reform vetem per rastin Munir El Hadadi( debutoi me Spanjen ne ndeshje zyrtare dhe nuk mund te luante per Marokun). Keshtu edhe Armando Duka mund te kerkoj reform ne FIFA per te ndryshuar kte rregull te padrejt