Rregullorja mbyll polemikat/ Të gjithë harruan precedentin në Shkodër, thotë gjithçka për Bylis- Vllaznia

Ndeshja e djeshme mes Bylisit dhe Vllaznisë u mbyll mes tensioneve dhe polemikave. Shkaku ishte pretendimi për penallti nga ballshiotët në minutën e fundit. Arbitri kryesor i takimit do të drejtote fillimisht dorën nga pika e bardhë e 11 metërshit, por pas konsultimeve me anësorin dhe me gjyqtarin e 4-t ndryshoi vendim, duke lënë lojën të vazhdojë normalisht pasi topi kishte prekur shpinën e futbollistit Ramadani. Presidenti Kapllanaj do të vijonte me akuza pas ndeshjes për këtë vendim, madje duke pretenduar se gjithçka u tërhoq mbrapsht prej delegatit të ndeshjes pas një videoje që ka parë me telefon.

Sigurisht që nëse bëjmë një retrospektivë, Bylisi është një nga skuadrat më të prekura sa i përket gabimeve të arbitrave. Sa i përket pyetjes se kur ka pasur një rast të ngjashëm kur kjo skuadër është ndihmuar në këtë mënyrë, të gjithë harrojnë precedentin e Shkodrës. Madje flasim për të njëjtën ndeshje, Vllaznia-Bylis. Atëherë do të kishte edhe protesta nga ana e shkodranëve për një gol të rregullt që Bylisit iu akordua nga gjyqtari i 4-t, por sigurisht që reagimi në fundin e takimit nuk ishte i njëjtë si në Ballsh. Kryesori Ziri dhe anësori nuk arritën që të dallonin se goli ishte i rregullt, pasi topi u devijua nga lojtari i Vllaznisë duke akorduar pozicion jashtë loje. Por nga krahu i shkodranëve asokohe do të shpreheshin se ishte pikërisht gjyqtari i 4-t Eldorian Hamiti ai që do të bërtiste në kufje për kryesorin: “Gol, gol, gol”.

Një gjë kjo mëse e drejtë pasi gjyqtari i 4-t ka të drejtë që të ndërhyjë në vendime dhe të ndihmojë kryesorin. Me ketë të fundit që mund ta ndërrojë vendimin e tij deri në momentin që nuk ka nisur loja. Kjo është e përcaktuar qartësisht në rregullore, ndërsa të dyja këto vendime që janë marrë kanë rezultuar të sakta në një kohë që mund të ndikonin rezultatin e ndeshjes, megjithëse në një rast ka qenë në favor të Bylisit dhe në një tjetër kundër tij apo edhe e anasjellta./Sport Ekspres/

Vllaznia-Bylis Rasti i parë

Bylis-Vllaznia Rasti i dytë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *