UEFA ka zyrtarizuar përfundimisht vendimin për të hequr rregullin e golave në fushë kundërshtare. Tanimë nuk do të kemi më ekipe që kualifikohen më tej në kompeticione europiane për më shumë gola të shënuara në fushën rivale, por do t’i nënshtrohen minutave të shtesës dhe penalltive nëse është e nevojshme.
Ky rregull i ri merr jetë që nga sezonin 2021-2022. Por a do të vendoset gjithashtu në zbatim për ndeshjet që do të zhvillojnë ekipet shqiptare në Europë? Po! Edhe ekipet shqiptare që na përfaqësojnë si Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi do të luajnë në Europë me rregullat e reja të lojës, duke shfuqizuar vendimin e golave në fushë kundërshtare. /Sport Ekspres/