Nga Klaudio Ndreca
Lojtari i Totenhemit, Son Heung-Min po e heq qafe edhe detyrimin që kishte në atdhe për të kryer ushtrinë. Në Korenë e Jugut nuk i shpëton njeri rregullave, ndërsa edhe një personazh i tillë si futbollisti i njohur në Europë nuk mund të tolerohej.
Duke përfituar nga ndalesa e ‘Premier League”, Son Heung-Min ka shkuar për të bërë mbyllur detyrimet ushtrake. Përpara disa orësh kanë dalë edhe pamjet e para, ndërsa pritet që të kthehet pas tre javësh në Angli.
Lojtari është vendosur në ishullin Jeju, ku do të mësojë gjithë bazën e trajnimit, duke përfshirë përdorimin e pushkëve. Në fakt është zgjedhur stërvitja më e shpejtë dhe e ashpër njëkohësisht, jo normale, për shkakun se në të kundërt shërbimi ushtarak zgjat për dy vite. Son zgjodhi Marinsat, për të shkurtruar sa më tepër kohën. /Sport Ekspres/