Ekipi i Benfikës ka marrë një vendim të pazakontë në botën e futbollit, pasi kërkon që të ketë më tepër kontroll mbi lojtarët që janë pjesë e skuadrës. Futbollistët e klubit portugez nuk grumbullohen para ndeshjeve që luajnë ne shtëpi, duke hapur kështu debat mbi këtë çështje, ndërsa trajneri Bruno Lage zbulon gjetjen e re për mbajtjen nën kontroll të lojtarëve që ka nën urdhërat e tij.
Zgjidhja e tij për mosgrumbullimin është pajisja e futbollistëve me byzylyk elektronik, duke i mbajtur kështu nën vëzhgim këta të fundit, në mënyrë që të mos abuzojnë me jetën e tyre të natës.
“Që sot ka shtetrrethim. Futbollistët do të mbajnë në krahë një byzylyk elektronik që kontrollon gjumin, ku ne mund të shohim se kur ata janë në shtëpi duke fjetur në krevatin e tyre. Mëngjesin e ditës së ardhshme do kontrollohen. Do të ketë përjashtim vetëm kur ata janë të grumbulluar me Kombëtaren.
Ka trajnerë që iu lejojnë lojtarëve të pinë një gotë verë në prag të ndeshjeve. Ose ka që bëjnë gjoja sikur pinë çaj, por brenda filxhanit të tyre ka pije alkoolike. E kështu bëhen dy gota verë e një uiski, megjithëse janë të grumbulluar. Kështu nuk mund të luhet futboll. Se gjithçka ke bërë në të ashtuquajturin grumbullim ta tregon fusha. E vërteta është se ndeshja fitohet ose humbet në fushë dhe jo jashtë saj”, ka thënë Lage. /Sport Ekspres/