Rrëfimi shokues i Nagatomos: Për pak vdiqa, mjeku më shpëtoi jetën!

Në ndeshjen e 24 tetorit midis Gallatasarajit dhe Shalkes të luajtur në Turqi, që u mbyll në barazim pa gola, Juto Nagatomo përjetoi një moment të frikshëm. Japonezi i Gallatës mori një goditje në gjoks, që rrezikoi t’i merrte jetën!

Mjeku i kërkoi menjëherë të shkonte në spital dhe veprimi i shpejtë e shpëtoi mbrojtësin e krahut. Ai u operua në mushkëri dhe u diagnostikua me pneumotoraks, një sëmundje e papritur pulmonare, që mund ta çonte drejt vdekjes lojtarin, nëse nuk do të pësonte një ndërhyrje të menjëhershme.

Pas ndeshjes kundër Shalkes mjeku më tha të shkoja menjëherë në spital. Përndryshe, do të kisha rrezikuar  jetën time. Tani jam më mirë dhe në kushte të mira”, komenton 32-vjeçari japonez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *