Rrëfimi i Dukës si president i FSHF-së: Fitoren e Shqipërisë se ndërroj me asgjë! Dorëheqja është tradhëti

Armand Duka ka bërë një rrëfim për “Jo vetëm modë” që drejtohet nga Orinda Huta, për ta nisur që nga nisja e tij e punës si president i FSHF-së. “Veshja me kollare” nuk është e preferuara e numrit një të futbollit shqiptar, ndërsa kënaqësinë e një fitore të Shqipërisë, nuk e ndërron me asgjë tjetër. Një tifoz i Milanit në Europë dhe i Vllaznisë duke e përsëritur sërish në Shqipëri, kjo është vetëm pak nga panorama e kësaj interviste.

“Kur e kam marrë këtë detyrë në FSHF, nuk e dija se do të kishte një impenjim të tillë. Më është thënë që do të kishte disa takime të radha dhe kaq, por të merr vërtet shumë kohë. Gjithashtu nga ana tjetër të fal edhe shumë kënaqësi. Përshembull, një fitore e Shqipërisë si Kombëtare, të jep një adrenalinë të jashtëzakonshme që nuk fitohet nga asgjë tjetër, as nga biznesi. Dorëheqja? Nuk e kam menduar shumë herë, pasi për mua është tradhëti sepse duhet të vazhdohet puna e nisur. Si arritje më të dukshme mund të quaj dy të tilla, në anën sportive dhe infrastrukturore. Këtu përfshij arritjen e Shqipërisë në Europian dhe “Air Albania”. Në Europë jam tifoz i Milanit, ndërsa në Shqipëri mbetem mbështetës i Vllaznisë. Veshja me kollare më lodh shumë”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *