Detajet e minutës së kaosit/ Lici donte ndërprerjen e ndeshjes, Bylisi ia vë fajin Bujar Pregjës

Një ndeshje spektakolare si ajo mes Bylisit dhe Vllaznisë, e përfunduar në rezultatin 2-2 dhe ku janë shënuar gola spektakolar, u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Vendasit kërkuan një penallti të paqenë pasi topi kapi në shpinën e Ramadanit. Arbitri e dha fillimisht, por më pas do të ndryshonte mendimin.

Fatmirësisht është ndryshuar qendrimi në këtë rast, pasi Vllaznia do të humbiste në një mënyrë aspak të drejtë. Kur u akordua 11-metërshi në minutat e fundit, ishte Suad Lici që ka zbritur në fushë dhe ka kërcënuar deri në ndërprejen e takimit. Këtë e komunikon gazetari i njohur i Supersport, Ylli Aga.

E kur penalltia i është hequr në dëm të Vllaznisë, tensioni ka kaluar te Bylisi. Më shumë sesa për një prekje me dorë që nuk ekzistonte askund dhe nuk kishte diskutim, kaloi në pjesën e ndryshimit të vendimit. Presidenti Kapllanaj është shprehur se delegate Bujar Pregja ka komunikuar dhe shkuar me vrap te kryesori, për t’i treguar se duhej të ndryshonte vendimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online