Rrëfimi i Berishës, mesfushori tregon pas largimit nga Lazio marrrëdhëniet me Taren dhe Strakoshën

Mungesa e hapsirave te ekipi i Lazios detyroi Valon Berishën të transferohet në Gjermani. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës kaloi në disa peridha edhe momente lëndimi çka shtoi edhe më tepër mungesën e vendit titullar në ekipin lacial. Gjatë merkatos së janarit, 26 vjeçari nënshkroi me Fortuna Dusseldorf.

Largimi nga kryeqyteti i Italisë padyshim që e ka mërziur pak mesfushorin por ai i gëzohet faktit se tashmë do të ketë në këmbë minutat që i nevojiten. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Arbnor Luta të “Insporti”, Berisha ka folur mbi raportet me IgliTaren dhe ndihmën që drejtorin sportive , portierin Strakosha si dhe me dy trajnerëtm Inzaghi dhe Challand.

 

“Roli i Igli Tares në këtë transferim ka qenë shumë i madh. Është drejtor sportiv në Lazio, i cili vendos për çdo gjë, transferimet, huazimet dhe vendimet që merren brenda klubit. Plus, e ka një lidhje të fortë me Fortunën, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa sezone dhe ndoshta i ka pas vitet më të mira, me shumë gola dhe këtu mbahet mend si një futbollist i madh dhe personalisht më ka treguar se është tifoz i madh i Fortunës dhe më ka uruar suksese.

Për, Strakoshën kam vetëm fjalë të mira, nuk ka me të, është super djalosh. Më ka pritur shumë mirë, më ka ndihmuar në fillim dhe kemi krijuar një miqësi shumë të mirë. E kam takuar familjen e tij, një familje ekstrem e mirë, me vlera fantastike edhe e kanë rritë një djalë ashtu siç duhet. Për Thomën si portier, është ndër më të mirët për momentin në Itali, pa dyshim se do të bëhet edhe më i mirë.

Raportet me Inzaghin gjithmonë kanë qenë të mira. Është një trajner i mirë, kurrë nuk kemi pas ndonjë problem edhe ekipi është shumë e fortë, me klasë shumë të madhe dhe konkurrenti im direkt ka qenë Luis Alberto, për të cilin nuk kemi çfarë të flasim, një futbollist me klasë shumë të madhe, me shumë kualitet dhe po ashtu luan për kombëtaren e Spanjës.

Me Challandes nuk kam biseduar, pasi ma merr mendja që fund të fundit, futbollisti duhet me ditë pak më shumë se ku dëshiron të shkojë dhe ku të luajë. Normal, kam biseduar për situatën time dhe që do ishte mirë me lëviz nga Lazio, për të marrë minuta më shumë që të jem i gatshëm për muajin mars”- ka thënë mes të tjerash Valon Berisha./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online