Rrëfimi emocionues dhe shokues i Bufonit: Piktura më shpëtoi nga depresioni, refuzova dhe ilaçet

Shpesh herë mendojmë se të jesh i sukseshëm në karrierë apo një person publik të siguron një jetë më të lumtur e të qetë. Por me sa duket nuk është gjithnjë kështu dhe shembulli më i fundit vjen nga një prej portierëve më të mirë që ka njohur historia e futbollit. Bëhet fjalë për Bufonin, i cili mbart një karrierë të pasur dhe me shumë trofe të fituar, por kjo nuk i ka mjaftuar, pasi futbollisti italian tregon se ka vuajtur në të shkuarën nga depresioni.

“Isha 25-26 vjeç dhe po bëja një sezon normal. Një ditë u zgjova dhe vura re që këmbët e mia më dridheshin, nuk kishin energji. I kisha bërë testet mjekësore dhe nuk më rezultoi të kisha një virus. Asgjë e tillë. Në atë moment u nisa të thoja: ‘Kjo është diçka tjetër’. Kisha edhe probleme edhe kur ngisja makinën, për shkak se këmbët më dridheshin. Shkova në stërvitje me shumë frikë dhe i them doktorit: ‘Shiko, kjo gjë po ndodh me mua’. Ai më tha: ‘ Bufon këto janë shenjat e depresionit. Çfarë je duke bërë?’

Më pas më tha se duhet të shihnim se çfarë do të ndodhte në ditët në vijim, por nuk kisha asnjë përmirësim. Ishte një çmenduri e madhe, pasi unë nuk kisha energji as në pritjet e bëra. Pastaj doktori më këshilloi ilaçet për të kaluar depresionin. E mbaj mend si tani: ‘Jo doktor, nuk më duhen ilaçe për të zgjidhur problemet e mia.’

Në këto kushe duhej të ndryshoja rutinën dhe të zgjidhja alternativa të reja për të kaluar ditën. Shkoj rastësisht në një muze dhe mes 200 pikturave njëra prej tyre më bëri përshtypje. Ishte një pikturë e zakonshme, në dukje fëminore, por që mua më ndryshoi dhe më solli gëzim. Atëherë i thashë vetes, ndoshta ke nevojë për normalitet”, ka rrëfyer Bufon./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online