Roshi pranon ndryshimin De Biazi-Panuçi!

 

Dy asiste dhe një ndeshje super. Odise Roshi, ose ndryshe “rraketa”, dha dy pasimet e arta. “E nisëm shumë mirë, por në këtë minifazë kemi bërë një punë të mirë dhe trajneri na falënderoi, pasi jeni stërvitur mirë dhe duhet të fitoni. Pastaj, pas 2-0 dhe kartonit të kuq ishte më e vështirë, por rëndësi ka që dolëm me këtë sukses nga Turqia”.

Sakaq, duke u ndalur te goli i dytë i pësuar ndaj Turqisë, fieraku ka sqaruar:  “Ishte një gabim, nuk u mora vesh me Veselin, i kisha dy lojtarë në shpinë dhe ishte pak e vështirë”. Një krahasim edhe mes De Biazit dhe Panuçit…

“Trajneri Panuçi kërkon të luajmë më krahët sepse aty mendon ai që jemi më të rrezikshëm dhe e shfaqim më mirë kualitetin që kemi, siç e shfaqëm edhe sot. Pse nuk futem në qendër? E mira s’ka fund asnjëherë. Gjithë forcën time e kam në krahë. Lojtarët e mëdhenj futen më shumë nga brenda. Ndonjëherë është e rëndësishme të dalësh dy herë dhe të shënosh dy herë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *