Pas ndeshjes ka folur edhe Odise Roshi, autori i golit, që për RTSH u shpreh: “Të them të drjetën, ishte ndeshje e mirë për ne. Edhe Maqedonia luajti mjaft mirë dhe pati rasti. Na ndëshkoi penalltia dhe ajo nuk duhej dhënë. Edhe me rastin e Sadikut mund të shkonim 2-0, por sporti i ka të gjitha”.
Festimi i golit me kokë, me Erosin? “Kur godita me kokë prita që të kalonte vijën fatale. Shkova te Grezda se më tha se nuk do të shënoja, pasi është ndeshje e vështirë”.
Të konsoliduar në vend të tretë? “Spanja dihet se kush është, ashtu sikurse edhe Italia. Do të japim maksimumin dhe shpresojmë te pikët. Pastaj, ëndërr nëse mundin Italinë”.