Ronaldos nuk i mjaftojnë 33 gola për të fituar titullin, Al-Hilali shpallet kampion i Arabisë Saudite

Një tjetër sezon pa trofeun e titullit kampion për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 10 asiste në këtë sezon, por as këto shifra nuk i kanë mjaftuar që Al Nassr-i të jetë kampion i Arabisë Saudite. Çështja e titullit është mbyllur një herë e mirë mbrëmjen e sotme.

Al Hilali ka mposhtur Al Hazm-in me shifrat e thella 4-1. Kjo fitore i ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion skuadrës bardheblu. Al Hilali është shkëputur me 12 pikë në krye të tabelës, ndërkohë që kanë mbetur edhe vetëm 3 ndeshje deri në përfundim të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/