Kristiano Ronaldo dhe Portugalia e tij vinin me petkun e një skuadre që mund të bënte surprizën, për faktin se janë kampionë të Europës, megjithatë rrugëtimi i tyre nuk arriti më larg se 1/8. Ylli i skuadrës e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë Kupë Bote duke realizuar 3 gola ndaj Spanjës, si dhe golin e fitores me Iranin, por më pas u ndal.
Ndaj Uruguait erdhi dhe fundi i botërorit për një nga lojtarët më të mirë në planet, megjithatë edhe pse jashtë Botërorit ai po mban një statistikë interesante. Deri më tani 33-vjeçari është i vetmi futbollist që ka realizuar më shumë se 1 gol nga jashtë zone. Kujtojmë që lojtari i Real Madrid shënoi 2 gola nga jashtë zone, një nga goditja dënimi dhe një në aksion.