Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, e ka pranuar me qetësi eliminimin nga Kupa e Botës, duke uruar Uruguain: “Përgëzoj Uruguain, shënoi një gol më shumë se ne dhe fitoi. Nuk mund të them se bëmë gabime, lojtarët dhanë gjithçka dhe i përgëzoj. Dhamë gjithçka, por në futboll nuk ka fitues moralë”.
Tashmë pyetja e madhe është a do të vijojë me kombëtaren Kristiano Ronaldo. Për trajnerin kampion Europe kapiteni duhet të vazhdojë.
“Ka ende shumë për të dhënë në futboll dhe duhet të qëndrojë me ne, për të ndihmuar të rinjtë, që kanë nevojë për shembullin e kapitenit. Kemi përpara Nations League dhe kualifikueset e Euro 2020”.