Nga ditëlindja e fenomenit, te Leo Mesi, presidenti zikaltër flet edhe për Calciopoli-n: Nuk ndihemi ende të shpaguar
Masimo Morati, në një intervistë për “SportItalia”, ka rikthyer edhe njëherë “kasetën”, duke rikonsideruar fitoret më të rëndësishme dhe kampionët që kanë shkruar historinë e Interit, gjatë kohës që ai ishte president. Në 41-vjetorin e tij, ishte e pashmangshme që të fliste për Ronaldo fenomenin. “Një tratativë jo e vështirë. Duhej të shpenzonim para për klauzolën, por ai donte Milanon dhe ky ishte një avantazh. Ishte një ëndërr, sa lumturi kur erdhi përgjigja e tij pozitive. i ardhur në 1997-n, Ronaldo la Interin pas 5 majit të famshëm dhe botërorit të 2002-shit, për problemet me Hektor Kuperin, që atëherë ishte në stolin zikaltër. “Unë ndërroja shpesh trajnerë, – sqaron Morati, – nuk ishte një aspekt kaq i rëndësishëm aq sa t’i kërkoja të largohej. Në fakt, kam menduar gjithnjë se Ronaldo kërkoi vetë një aventurë tjetër”.
5 MAJI – Romë, stadiumi “Olimpico”, 5 maj 2002.Një datë që çdo tifoz zikaltër do të donte të fshinte. “Tanët mendonin se do të kishte qenë e thjeshtë, por më pas frika i la vendin gabimeve dhe karakterit të dobët të lojtarëve. Zhgënjimi ishte i madh edhe në krahasim me atë të derbit në gjysmëfinale të Championsit”.
ZANETI DHE BAXHO – Morati ka folur për dy lojtarë të tjerë, simbol të menaxhimit të tij. Havier Zaneti dhe Robi Baxho. “Roli i duhur për Zanetin? Varet nga ajo që bën. Ai po çon në botë imazhin e Interit, pasqyron shpirtin e klubit. Mund të përmirësohet si drejtues. Baxho, nga ana tjetër, ka bërë shumë për ne. Vitin e fundit na solli Kupën e Kampionëve”.
BALO DHE MESI – “Duke parë Mesin kur ishte i vogël, në një ndeshje U-20 të Argjentinës, unë u impresionova. Pati një moment në të cilin ne menduam transferimin e tij, por ai ishte rritur nga Barcelona dhe nuk do të kishte qenë normale ta merrnim. Balo? Ishte një fenomen edhe sot mund të jetë një kampion. Por pagoi shtrenjtë gabimet e tij”.
POLEMIKA – Në fund një mendim për “Calciopoli”-n. “E gjithë çështja u sqarua nga drejtësia sportive. Në çdo rast, ne nuk ndihemi të shpaguar”. Një polemikë që s’do të përfundojë kurrë.