Cristiano Ronaldo është kthyer në Manchester. Por këtë herë përkrahë tij qendron edhe menaxheri Mendez. Ylli portugez është i vendosur në qendrimin e tij për t’u larguar nga “djajtë e kuq”, pasi dëshiron që të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Ronaldo dhe menaxheri i tij janë paraqitur në Carrington për të takuar Erik Ten Haag-un, ndërsa në ambientet e klubit është shfaqur edhe… Alex Fergusoni. Trajneri legjendar i Manchester United-it ka ngritur pikëpyetje me prezencën e tij. Fillimisht u mendua për një përpjekje të “djajve të kuq” për të bindur Ronaldon me njeriun që e dërgoi në majat e futbollit, ndërsa Samuel Luckhurst, gazetari i “Manchester Evening Neës”, njofton se Ferguson mbërriti për një bledhje të bordit drejtues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/