“Nuk ishte çështje ekonomike”, Dibala sqaron largimin nga Juventusi: Drejtuesit nuk më donin pjesë të projektit

Paolo Dibala ishte transferimi më i bujshëm në Serie A këtë merkato vere. Argjentinasi u largua nga Juvnetusi si lojtar i lirë, ndërsa pak javë më parë firmosi për Romën. “La Joya” është prezantuar sot përpara gazetarëve me fanellën e verdhekuqve, ku ka sqaruar njëherë e mirë edhe largimin e tij nga Juventusi. Dibala ka bërë të qartë se nuk ishin paratë aty që hynë në mes, por ishte fakti se drejtuesit e “zonjës së vjetër” nuk e shihnin si pjesë të projektit për të ardhmen.

“Çfarë ndodhi me Juventusin? Ne kishim një marrëveshje në tetor, por më pas bordi kërkoi të priste. Pas marsit më thanë se nuk isha pjesë e projektit të ardhshëm. Nuk ishte problem ekonomik, bordi mori një vendim tjetër”, ka deklaruar Paolo Dibala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online