Dinamo e nis me ndryshime në pankinë vitin 2021. Pas dorëheqjes së Cammaratas një tjetër italian pasoi në stolin e trajnerit. Checco Moriero do të jetë emri që do të provojë të ngrejë në Superiore blutë e kryeqytetit. Ish-futbollisti i Interit ka dhënë një prononcim për “Libero”, ku tregon për sulmuesin më të mirë dhe marrëdhënien me Antonio Conte-n. Sipas tij Ronaldo fenomeni qendron më lart se Messi e Cristiano, ndërsa për trajnerin aktual të Interit thekson se e ka si një vëlla.
“Ronie ishte një Marsian. Në futbollin modern askush si ai, padyshim lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur. Nën të vendos Baggio dhe Totti, por Ronaldo ishte më superior se Messi dhe Cristiano. Ajo që bënte dhe me atë shpejtësi unë nuk e kam parë më te asnjë.
Konte? Unë nuk e quaj atë një mik, por një vëlla … Ai serioz dhe i përqendruar, unë pak më i egër. Ne ishim të uritur për të dalë dhe për të arritur në krahasim me shumë të rinj të sotëm që janë më të qetë dhe ulen menjëherë.Unë i them atyre këtë gjë që thotë gjithçka për Conte-n. Si një djalë ai theu tibinë dhe fibulën, shumë thanë se karriera e tij do të mbaronte atje. Por falë vullnetit të tij të pabesueshëm ai fitoi gjithçka me Juventusin dhe luajti për ekipin kombëtar”, ka deklaruar Checco Moriero./Halit Delibashi-Sport Ekspres/