“Ronaldo kërceu para kohe”, Kapelo kritikon rëndë: Nuk duhet të kenë frikë

Juventusi u eleminua me rregullin e golave në fushën kundërshtare. Bardhezinjtë arritën të fitonin me rezultatin 3-2, por jo të përmbysnin shifrat 2-1 të ndeshjes së parë. Teksa rezultati ishte 2-1 në kohën shtesë për Juventusin, Sérgio Oliveira shënoi golin e dytë nga faulli. Edhe pse distanca ishte goxha e konisderueshme, një gabim në vendosjen e murit mbrojtës i kushtoi bardhezinjve eleminimin.

Ishte pikërisht Kristiano Ronaldo që gaboi në vendosjen e murit mbrojtës. Sulmuesi portugez kërceu përpara nisjes së Oliveras, duke ja bërë më të lehtë lojtarit të portës për të shënuar golin. Ky fakt u spikat nga të gjithë analistët e futbollit, të cilët ia faturuan Ronaldos eleminimin. Edhe ish trajneri i Juventusit, Kapelo, ka kritikuar rëndë veprimin e 36 vjeçarit.

“Është e pamundur të bëhet një mur mbrojtës i tillë. Përpara se të gjuhej topi, Ronaldo ka kërcyer. Lojtarët e murit mbrojtës nuk duhet të kenë frikë, duhet të jenë të vetëdijshëm për të qenë në gjendje reagimi kur të goditet topi. Ky është gabim i pafalshëm dhe nuk ka justifikim”- u shpreh i indinjuar Fabio Kapelo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online