Ronaldo fajtor! Supergjobë dhe burg me kusht

Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Kristiano Ronaldo, ka pranuar të paguajë një gjobë prej 18.8 milionë eurosh, pas vendimit të Gjykatave Spanjolle, që i kanë dhënë edhe një dënim prej 2 vitesh burg, me kusht, si pjesë e një gjyqi për evazion fiskal.

Portugezi është në Rusi duke u përgatitur për debutimin në Kupën e Botës, sot ndaj Spanjës, por tashmë vëmendja shkon te telashet e tij ligjore.

Sulmuesi ka pranuar 4 akuza për mashtrim dhe ka vendosur të paguajë për të shmangur burgun. Natyrisht, dy vitet burg mbeten pezull dhe hyjnë në fuqi nëse Ronaldo shkel sërish ligjet në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *