Kristiano Ronaldo ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit botëror dhe 5 Topa të Artë të fituar përgjatë karrierës flasin qartë për aftësitë e këtij lojtari. Por pavarësisht sukseseve, pëlqimin dhe respektin e të gjithëve nuk mund ta fitosh dot. Një ish-futbollist i Juventusit, Paskale Bruno, ka “sulmuar” yllin portugez.
I ftuar në emisionin “Tiki Taka”, Bruno ka ofenduar Ronaldon duke e quajtur injorant, e kjo jo në lidhje me anën sportive, por me faktin se sulmuesi bardhezi nuk ka mësuar gjuhën italiane. Diçka e tillë nuk i ka lënë përshtypje të mrië ish-lojtarit italian, që e konsideron si një mungesë respekti për Italinë.
“Kristiano Ronaldo është injorant. Ka 2 vite që jeton në Itali dhe end nuk flet gjuhën tonë. Ai nuk ka respekt për shokët e tij të skuadrës dhe për italianët. Flet akona spanjisht”, ka thënë Paskale Bruno./Halit Delibashi- Sport Ekspres/