“Ronaldo dhe Mesi? Në këtë aspekt, shumë mbrapa Neymar”! Benzema nuk ka dyshime

Neymar është njohur gjerësisht si një nga lojtarët më të aftë, të shpejtë dhe inteligjent në futbollin modern. Driblimet e shumta të sulmuesit brazilian e bëjnë nga një futbollistët më të vështirë për tu ndalur në fushën e lojës. Sipas Karim Benzema, Neymar është dribluesi më i mirë në botë, madje shumë herë më i mirë se Messi dhe Ronaldo.

“Neymar, vetëm ai. Driblimet e tij në fushën e lojës janë të magjishme, askush nuk mund ta dalë atë. Messi dhe Ronaldo janë të shkëlqyer, lojtarë që kanë bërë histori në futboll, por në këtë aspekt janë mbrapa Neymar.”- u shpreh Benzema kur e pyet se kush është dribluesi më i mirë në botë.

Neymar u bë një superyll në futboll që në kohën kur luante tek Santos, ku fitoi dhe çmimin “Puskas”, për golin më të bukur i vitit. Më pas braziliani u transferua tek Barcelona ku së bashku me Messi dhe Suarez formuan treshen e frikshme MSN. Neymar është lojtari më i shtrenjtë i shitur në historinë e futbollit, kur PSG pagoi 220 milionë euro për të marë shërbimet e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *