Kristiano Ronaldo nuk shënoi dje në finale, por mbetet personazh kyç te Reali i Madridit ndaj pas finales gazetarët e kishin në qendër të vëmendjes, duke shpresuar të ndonjë deklaratë e fortë e tij.
E para ishte ajo për të ardhmen, sepse Ronaldo befasoi me një batutë që ka shije lamtumire: “Ishte një periudhë e bukur kjo me Realin. Ne vere do të vendosim për të ardhmen”.
Ndërkaq, Ronaldo lëshoi edhe një deklaratë plot arrogancë, kur u ngacmua për faktin që nuk shënoi dot gol.
“Nuk shënova? Unë jam shënuesi më i mirë në Champions League, kam dalë 5 herë kampion Europe, ç’mund të dua më shumë? Më mirë ta quajnë CR7 Champions League “.