“Ronaldinjon nuk e largoi Guardiola”

Kur Ronaldinjo la Barcelonën në vitin 2008, për t’u transferuar te Milani, ishte një idhull i vërtetë në Camp Nou dhe u përhapën zëra se ishte Pep Guardiola ai që ndikoi në lagimin e brazilianit, i cili kishte nisur kurbën rënëse si futbollist, për shkak të formës jo të mirë fizike dhe dëmtimeve.

Megjithatë, tani vëllai dhe njëkohësisht agjenti i Ronaldinjos, Roberto de Asis, vendos t’u japë fund një herë e mirë spekulimeve të asaj kohe, duke sqaruar se Ronaldinjo u largua për arsye të tjera, që nuk lidhen me Guardiolën.

“Guardiola na mori në telefon, për të biseduar. Ai dëshironte që Ronaldinjo të qëndronte, por Ronaldinjo dëshironte të largohej, por vetëm për shkak se ishte periudhë zgjedhjesh dhe atmosfera në Barcelonë ishte e rënduar. Sandro Rosell ishte zëvendëspresident dhe u bë kundërshtar i Laportës. Ronaldinjo ishte lideri i skuadrës në atë kohë dhe u gjend në mes të një problemi politik, me emrin e tij që po përdorej ngë të gjithë sipas dëshirës”, ka sqaruar Roberto de Asis.

Ronaldinjo ka luajtut 207 ndeshje pr Barcelonën, në 5 sezone, që prej transferimit nga PSG, duke shënuar 94 gola dhe duke fituar 2 kampionate në 2005 e 2006, si dhe Champions League në 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online