Ish-ylli i Barcelonës, Ronaldinjo, ka lajmëruar se do të martohet me dy të fejuarat e tij, Prishila Koeljo dhe Beatriz Souza. Ceremonia do të zhvillohet në një rezidencë private, ku ish-topi i Artë bashkëjeton me dy femrat.
Ronaldinjo ka një vilë në Rio de Zhaneiro, që vlen 6,6 milionë dollarë, ndërsa sipas lajmeve nga mediat në Brazil, dy të fejuarat e tij marrin nga 2000 dollarë në muaj për t’i shpenzuar sipas dëshirës.
Motra e Ronaldinjos, Deisi, ka bërë të ditur se është kundër sjelljes së vëllait të saj dhe ka refuzuar të marrë pjesë në ceremoni. Edhe pse asnjëherë nuk ka pranuar se ka një lidhje me dy femra njëkohësisht, Ronaldinjo është fotografuar shpesh me të dyja bukuroshet, në thuajse gjithë eventet ku ka marrë pjesë.
I pyetur nv lidhje me këtë lajm, Ronaldinjo ka deklaruar për SporTV: “Gjithë bota po më telefonon për këtë histori. Nuk do të martohem, është gënjeshtër”.