Ronald Gërçaliu pranë kthimit në Shqipëri, e do Kukësi

Ronald Gërçaliu mund të kthehet në Shqipëri, aty ku luajti për Tiranën, në sezonin 2015/16. Largimi i 31-vjeçarit nuk ishte fort miqësor, por duket se tashmë mbrojtësi 31-vjeçar mund të kthehte në futbollin tonë, këtë radhë për llogari të Kukësit, pas një viti e gjysmë në Shvac, kategoria e tretë në Austri.

Tiranasi, i cili në karrierën e vet të pasur ka luajtur edhe me kombëtaren austriake, është në bisedime me Kukësin, siç e konfirmon drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi: “Po, jemi në bisedime me Gërçaliun, i kemi bërë ofertë që të bashkohet me ne, pasi do të ishte një ndihmë e madhe edhe për trajnerin tonë, pasi është një person që e njeh mirë futbollin, por njeh mirë edhe gjuhën gjermane dhe do të ishte një ndihmë e madhe për trajnerin tonë, ndoshta duke qenë edhe pjesë e stafit”.

Kukësi po kërkon edhe sulmues, si alternativë të Sindrit Gurit: “Jemi në kërkim, po bisedojmë me një sulmues portugez, që është publikuar ditët e fundit në media”.

Largime? “Ishte e vërtetë që ishim në bisedime për të shitur Rrumbullakun në Turqi, por për disa arsye nuk u realizua. Nëse marrim oferta konkrete për ndonjë futbollist, të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online