Romela Begaj: Medaljet e mia janë të pastra, Shqipëria nuk ka shtet që të më mbrojë

Peshëngritja shqiptare është në kaos dhe dopingu na është kthyer në makth, ndërkohë që nuk ka asnjë ndërhyrje nga shteti shqiptar për të kontrolluar sportistët dhe për t’i mbrojtur ata ligjërisht, në rastet kur mendohet se akuza është e padrejtë. E fundit që është goditur nga dënimi i Federatës Botërore të Peshëngritjes është Romela Begaj, por ajo betohet për pastërtinë e saj dhe fajëson strukturat shtetërore dhe institucionet shqiptare, që nuk e kanë mbrojtur ndaj akuzave dhe dënimit për doping. Begaj proteston dhe akuzon, edhe ka rezultuar pozitive edhe në testin B që është zhvilluar së fundmi. Pak javë më parë testi A ka nxjerrë pozitive Begajn, ndërkohë që është konfirmuar zyrtarisht që dhe testi B ka dalë pozitiv, duke bërë që medalja e saj si kampione bote në stilin e shkëputjes në Kazakistan t’i hiqet.

“Jam e pastër, e gatshme si dhe herën e parë që më është akuzuar kjo lloj substance që është turp për mua. Kam 13 vjet sport dhe të gjitha medaljet që kam sjellë për Shqipërinë janë të pastra. Jam e gatshme deri në ditën e fundit, nuk i trembem askujt. Asnjë sportist nuk hidhet poshtë siç hidhet këtu sportisti. Nëse do kisha pasur mbështetje do i kisha shkuar deri në fund, jo për mua si Romelë, po për këtë flamur. Unë si Romelë nuk kam mundësi financiare ta çoj çështjen më lart. Shkova një herë vetëm e askush nuk erdhi nga pas të pyesë. Unë do e deklaroj kushdo të jetë i gatshëm të vijë të më marrë të shkojmë në gjyq të ballafaqohem, po unë nuk kam mundësi”, deklaroi peshëngritësja e famshme.

Romela thotë se ndaj saj nuk ka asnjë provë dhe se stanazololin nuk e ka përdorur asnjëherë: “Mos merrni pjesë në një krim, e të merrni guximin për të më akuzuar pa prova dhe jo me racizëm ju lutem. Unë jam kampionia e botës, shqiptare e sportiste që kam mundur një botë pa mashtrim dhe në 12 të natës të çohem, prapë do t’i mund. Më vjen keq që kam lindur në një vend që shtet nuk ka, ku në një moment me ditë të ftohta me çizme unë isha krenaria, kurse sot unë jam harruar e nuk jam më. Unë punën time e bëra, medaljet Shqipërisë ia solla me sakrificë e dhimbje, ku më ka harxhuar gjithë rininë time. Këtë sakrificë e kam bërë për familjen time dhe këtë flamur që kam ngritur në arenat botërore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online